KosADA në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon panel diskutimi për lojën fer dhe të pastër pa doping me panelistët z. Sebastien Gillot, Drejtor i WADA për Evropë, dhe z. Janko Dvorsak, Drejtor i SLOADO.
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në panelin e diskutimit që do të mbahet të marten me datë 26 Mars 2024, me fillin në ora 14:00, ne Sallën e Bibliotekës Universitare, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (Objekti i administrates qëndrore të UP-së).
Me këtë rast do të kemi mundësi të njoftohemi nga afër me vizionin e WADA-s për sportin e pastër dhe pa doping, praktikat e Organizatës Sllovene të Antidopingut në luftën kundër dopingut dhe edukimin e sportistëve për lojën fer dhe të pastër pa doping.
Pjesëmarrja juaj i shton vlerë organizimit.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në [email protected] jo më largë se 25 Mars 2024 në ora 14:00.