Organizohet akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Prof.Asoc.Dr. Aziz Dujaka

29 Prill 2025
SHARE

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit organizoi akademi përkujtimore në nderim të Prof. Asoc. Dr. Aziz Dujakës, me prezencën e shumë kolegëve dhe miqve, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

FEFS në mbledhjen komemorative, shënoi një ditë zie dhe pikëllimi për të nderuar jetën dhe veprën e të ndjerit Profesor Aziz Dujaka.

Profesor Aziz Dujaka, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë më 22 prill 2025.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Prof. Asist. Florian Miftari, në fjalën e tij në akademinë përkujtimore, shpalosi jetën dhe veprën katër dekadëshe akademike të Profesor Dujakës. “Profesor Azizi shquhej si i dalluar në shumë sporte: gjimnastikë, not, tenis, ski, kërcim në ujë, alpinizëm, etj.”

Dekani shtoi se Profesor Dujaka, si pedagog në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit për 40 vite, mbetet një shtyllë e dijes dhe një shembull i profesionalizmit të një profesori model.

Në emër të familjarëve, me një fjalë rasti falënderoi vëllai i të ndjerit, z. Esat Dujaka.