Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (FEFS) ka realizuar një trajnim të brendshëm lidhur me funksionimin e platformës SEMS dhe me vlerësimin e vazhdueshëm të studentëve

27 Nëntor 2024
SHARE

Gjatë këtij trajnimi, u shpjeguan procedurat dhe praktikat më të fundit në lidhje me përdorimin e kësaj platforme për menaxhimin e informacionit akademik dhe vlerësimin e performancës së studentëve në mënyrë të qëndrueshme dhe efikase.

Gjithashtu, menaxhmenti i FEFS, gjatë këtij takimi, ka njoftuar të gjithë stafin për ndryshimet dhe plotësimet e reja në rregulloret përkatëse që lidhen me këto çështje. Këto ndryshime janë bërë për të siguruar një proces më të qartë dhe të organizuar të vlerësimit dhe menaxhimit të studentëve, duke përmirësuar kështu cilësinë e arsimit dhe përgatitjen profesionale të tyre.Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (FEFS) ka realizuar një trajnim të brendshëm lidhur me funksionimin e platformës SEMS dhe me vlerësimin e vazhdueshëm të studentëve. Gjatë këtij trajnimi, u shpjeguan procedurat dhe praktikat më të fundit në lidhje me përdorimin e kësaj platforme për menaxhimin e informacionit akademik dhe vlerësimin e performancës së studentëve në mënyrë të qëndrueshme dhe efikase.

Gjithashtu, menaxhmenti i FEFS, gjatë këtij takimi, ka njoftuar të gjithë stafin për ndryshimet dhe plotësimet e reja në rregulloret përkatëse që lidhen me këto çështje. Këto ndryshime janë bërë për të siguruar një proces më të qartë dhe të organizuar të vlerësimit dhe menaxhimit të studentëve, duke përmirësuar kështu cilësinë e pergjithshme.