INSPIRE – një hap i ri për kërkimin dhe inovacionin në sport

07 Prill 2025
SHARE

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, me mbështetje nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në kuadër të thirrjes University Support Grants Program, të administruar nga KUSA, është fitues i projektit INSPIRE – Innovation in Sports Performance, Integration, Research, and Education, me synim të qartë: ngritjen e cilësisë së edukimit, kërkimit shkencor dhe shërbimeve profesionale në fushën e sportit dhe shëndetit në Kosovë.

Në kuadër të këtij projekti, Fakulteti do të:

✔ Pajisë Institutin e Shkencave të Sportit me pajisje të standardit të fundit, për analiza dhe matje të avancuara në sport dhe shëndet.

✔ Trajnojë stafin dhe studentët për përdorim dhe administrim të pajisjeve dhe laboratorëve modernë.

✔ Krijojë mundësi reale për kërkime shkencore, aktivitete ndërdisiplinare dhe zhvillim profesional.

✔ Ofrojë shërbime për sportistët dhe komunitetin përmes testimeve, monitorimit të performancës dhe programeve të rehabilitimit.

INSPIRE do të jetë motor i ri i zhvillimit të sportit dhe shëndetit në vend, duke ndihmuar studentët, sportistët dhe profesionistët të arrijnë më shumë!