Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit dhe Federata e Sportit Shkollor të Kosovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi që synon fuqizimin e sportit në shkolla përmes qasjes shkencore dhe angazhimit praktik të studentëve tanë.
Ky bashkëpunim do të mundësojë grumbullimin dhe analizimin e të dhënave me bazë empirike, organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve sportive shkollore, si dhe zhvillimin e projekteve që rrisin pjesëmarrjen dhe cilësinë në edukimin fizik në nivelin parauniversitar.
Studentët e FEFS do të jenë pjesë aktive në këtë proces – duke mësuar përmes veprimit dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në të ardhmen e sportit në shkolla.