Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit në përbërje nga Dekani Prof.Asoc.Dr. Musa Selimi, Profesori Prof.Ass.Dr. Malsor Gjonbalaj dhe sekretari Dr. Gani Ibrahimi mori pjesë në prezantimin e fillimit të projektit “Shape”.
Projekti “Shape – Sport, health and the people” do te zgjatë tre vite dhe synon të ndërtojë një rrjet universitar për sportin në Ballkanin Perëndimor dhe të hartojë veprime të përbashkëta, në përputhje me kontekstin evropian dhe rekomandimet e BE-së, për të promovuar një mënyrë jetese aktive dhe për të kontribuar në jetën e komunitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.
Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të shquara nga institucione publike dhe private, brenda dhe jashtë Kosovës.
Nga Dekanati.