Rektori e nderon Prof.Ass.Dr.Florian Miftari për punën e vyer kërkimore dhe iu ndan mirënjohje studentëve të dalluar nga FEFS

16 Shkurt 2024
SHARE

Në përvjetorin e 54-të të Universitetit të Prishtinës, rektori e nga stafi akademik i Fakultetit te Edukimit Fizik dhe Sportit nderon me mirënjohje Prof.Ass.Dr. Florian Miftari për punën e vyer kërkimore dhe ngritjen e profilit akademik të universitetit, si dhe 5 studentët e dalluar të Fakulteti të Edukimit Fizik dhe të Sportit të cilët​ u shpërblyen me mirënjohje për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve.

Rektori Qerim Qerimi e vlerësoi kontributin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritshme për shoqërinë dhe botën në përgjithësi. Duke i inkurajuar ata të vazhdojnë përpara në rrugën e tyre të suksesit, rektori theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe punës së palodhur në rrugën drejt përsosmërisë akademike dhe profesionale.

Studentët nga FEFS:

Niveli Bachelor:

1. Benita Juniku

2. Bardha Kurti

3. Gojart Mehmeti

 

Niveli Master:

1. Sumeja Osmani

2. Hekuran Gashi

Urime!