Prof.Ass.Dr.Florian Miftari zgjedhet Dekan i ri në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

23 Prill 2024
SHARE

Në bazë të dinamikës mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në UP-2024, dhe  me Kërkesë të KZQ-UP për rend dite, po edhe të raporteve zyrtare që ka publikuar KQZ-ja, mbi rezultatet zgjedhore, KZF-FEFS,  mbajti mbledhjen konstituive të  Këshillit të FEFS-it.

Në mbledhjen Konstituive të Këshillit , u procedu me:

1. Verifikimi i  mandateve të anëtarëve të këshillit të fakultetit në bazë të raportit të sekretarit të fakultetit,

2. Nënshkrimi i deklaratës etike,

3. Zgjedhja e përfaqësuesit të përkohshëm  të  KF dhe dekanit në Senat,

4. Propozimet për dekan dhe votimi për zgjedhjen e dekanit.

 

U procedua per te gjitha pikat e rendit te dites sipas Rregullores respektive mbi Zgjedhjet 2024.

Sot, me Vote unanime nga te gjithe anetaret e Keshillit te Fakultetit u Zgjedh Dekan ne mandatin 4 vjeçar, Prof.as.dr. Florian Miftari.

 

Urime, fat, suksese e shendet per Dekanin e Ri.

Na prift e mbara.