Sot në amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), u mbajt një takim i rëndësishëm me Profesor Paolo Parisi, ish Rektori i Universitetit të Romës" Foro Italico". Ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm akademik dhe profesional mes FEFS dhe Profesor Parisi.
Temë e veçantë diskutimi ishte partneriteti për konkretizimin e Projektit SHAPE, me një theks të veçantë në realizimin e "Balkan Week of Sport", që do të mbahet në fund të muajit shtator të këtij viti. Gjatë takimit, të dy palët konfirmuan edhe një herë vullnetin e tyre të përbashkët për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin në fushën e edukimit fizik dhe sportit.