Donjeta Halilaj, lojtarja e shquar e Besiktashit dhe reprezentuesja e Kosovës në Futboll, vizitoi Fakultetin ku gjatë kësaj vizite, ajo i dhuroi Dekanit Prof.asoc. dr. Musa Selimi, një fanellë të klubit të famshëm turk. Ky gjest simbolizon jo vetëm arritjet e saj sportive, por edhe lidhjet e forta mes arsimit dhe sportit, duke inspiruar studentët e tjerë për të ndjekur ëndrrat e tyre në fusha të ndryshme sportive.