Ceremonia e dorëzim - pranimit: Prof.asst.Florian Miftari merr drejtimin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit

01 Tetor 2024
SHARE

Të dashur studentë,

Sot në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, u zhvillua ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Dekanit.

Prof. Asst. Florian Miftari mori zyrtarisht drejtimin e fakultetit nga Prof. Asoc. Musa Selimi, pas përfundimit të mandatit të tij.

Në fjalimin e tij të parë si Dekan, Prof. Miftari shprehu besimin e tij në përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit akademik dhe administrativ.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe energjisë pozitive për të vazhduar sukseset e fakultetit, duke nënvizuar plane ambicioze për krijimin e mundësive të reja për studentët, hapjen e programeve të reja studimore, përmirësimin e infrastrukturës, zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare, fuqizimin e kërkimeve shkencore dhe kontributin për komunitetin sportiv dhe në fushën e shëndetit publik si pjesë të vizionit të tij për katër vitet e ardhshme.


Nga ana tjetër, Prof. Selimi vlerësoi lartë angazhimin dhe aftësitë e Prof. Miftarit, duke shprehur bindjen se fakulteti do të vazhdojë rrugën e suksesshme nën udhëheqjen e tij.

Si simbol mirënjohjeje dhe urimi për detyrën e re, Prof. Selimi i dhuroi një mirënjohje të gravuar në granit Dekanit të ri Z. Miftari.

Ceremonia përmbylli me solemnitet një ditë të rëndësishme për Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, duke shënuar një kapitull të ri nën udhëheqjen e Prof. Asst. Florian Miftarit.