Vazhdojnë takime të shumta në FEFS

16 Dhjetor 2024
SHARE

Sot, më 16.12.2024, menaxhmenti i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit pati kënaqësinë të mirëpresë një vizitë të rëndësishme nga Prof. Dr. Milan Žvan, ish-dekan i Fakultetit të Sportit të Universitetit të Lublanës dhe aktualisht në një pozitë të re që lidhet me marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjithashtu, mikpritëm edhe kolegë dhe miq nga Elbasani, të cilët ndanë me ne përvoja dhe ide të vlefshme për zhvillimin e arsimit dhe sportit.

Takime të tilla luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtar, si dhe në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave për avancimin e edukimit fizik dhe sportit.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe diskutimet frymëzuese.