Takimi i Bordit Industrial në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit

15 Nëntor 2024
SHARE

Takimi i Bordit Industrial në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit u mbajt më 15.11.2024 për të forcuar lidhjen me industrinë dhe tregun e punës.

Dekani i Fakultetit falënderoi trupën këshilldhënëse për angazhimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e fakultetit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për përgatitjen më të mirë të studentëve.

Kryetari i Bordit Industrial, Z. Blerand Stavileci, prezantuan ide për përmirësimin e lidhjes mes fakultetit, industrisë dhe tregut të punës, duke diskutuar mundësitë e punësimit të studentëve dhe krijimin e programeve të reja.

Anëtarë të bordit ishin edhe personalitete të njohura në fushën e sportit dhe industrisë, si Z. Granit Rugova dhe Z. Labinot Salihu.

Në përfundim, Dekani Z. Florian Miftari dhe stafi vizituan objektet e fakultetit për të identifikuar nevojat infrastrukturore dhe planifikuar përmirësime.

Takimi ishte një hap i rëndësishëm drejt avancimit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit dhe rritjes së mundësive për studentët në tregun e punës.