Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (FEFS), në bashkëpunim me Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Faik Konica", ka realizuar aktivitete sportive me nxënësit e klasës së katërt të kësaj shkolle

25 Shtator 2024
SHARE

Aktivitetet e janë realizuar sot në kuadër të javës, "West Balkan Week of Sport" që është duke u realizuar si pjesë e projektit SHAPE në të cilin projekt, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" FEFS-së është partner.

Aktivitetet e kësaj jave kanë për qëllim promovimin e edukimit fizik dhe sportit dhe vlerava të mirëfillta sportive në shërbim të vetëdijësimit të qytetarëve të të gjitha moshave për rëndësinë e sportit për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (FEFS) do të vazhdojë të jetë një promotor aktiv i edukimit fizik dhe sportit përmes aktiviteteve të ndryshme bashkëpunuese me institucione arsimore dhe komunitetin e gjerë. Në të ardhmen, FEFS synon të zgjerojë këto nisma me qëllim që të forcojë kulturën sportive dhe të frymëzojë të rinjtë për një jetë të shëndetshme e aktive.

Përmes angazhimeve të tilla, Fakulteti do të vazhdojë të kontribuojë në krijimin e një mjedisi sportiv gjithëpërfshirës dhe edukativ, duke përkrahur zhvillimin e vlerave të mirëfillta sportive në shoqëri.