Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës mbështetur nga WBSC dhe në bashkëpunim me FEFS organizojnë trajnim 3 ditor në Bejsboll5

20 Qershor 2022
SHARE

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës, mbështetur nga Konfederata Botërore e Bejsbollit dhe Softbollit (WBSC), në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit, organizojnë trajnim 3 ditor në Bejsboll5 - disciplinë e Bejsbollit - ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të licensohen si trajnerë.

Datat e trajnimit janë 24, 25 dhe 26 Qershor 2022. Gjatë këtyre datave, trajnimi mbahet në Amfiteatrin e Univerzitetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, si dhe pjesa praktike mbahet në sallën e po të njejtit Univerzitet.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë! Trajnerët vijnë nga WBSC, dhe materialet edukative për trajnim sigurohen nga organizatorët në gjuhën Shqipe. Pjesëmarrësit të vijnë të pajisur me rroba sportive për pjesët praktike.
Ju lutem plotësoni Formën e Regjistrimit në këtë vegëz: https://forms.gle/JfhipLg3u8hJEBLJA

 

Për pyetje, kontaktoni në email: [email protected] ose +383 49 842 278 (viber/whatsapp)