Në FEFS u realizua trajnimi i studenteve, pjesë e projektit "Statusi i rritjës dhe zhvillimit të fëmijeve të Arsimit Fillorë në shtatë regjionet e Kosovës"

15 Mars 2024
SHARE

Sot më date 14.03.2024 në FEFS u realizua trajnimi i studenteve, pjesë e grupit per matje dhe testime në kuadër te projektit Statusi i rritjës dhe zhvillimit të fëmijeve të Arsimit Fillorë në shtatë regjionet e Kosovës.
Është eksperiencë e re për grupin hulumtues, sidomos për studentët pjesëmarrës, sepse në baterinë e testeve lëvizore, për herë të parë do të kenë mundësi të fillojnë me testime përmes testit që vlerëson bazën e përgjithshme lëvizore duke aplikuar testin ( Körperkoordinationstest für Kinder (KTK).
Me këtë rast shprehim kënaqësinë për gadishmërinë dhe entuziazmin e grupit para fillimit të zbatimit të matjeve dhe testimeve në realizimin e projektit në terren!

Suksese dhe punë të mbarë!
Na priftë e mbara!