Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studenteve
Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studentëve (SEMS) është platformë e cila është krijuar nga Universiteti i Prishtinës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve elektronike për Studentët. SEMS përbëhet nga disa module të cilat janë: moduli i aplikimit për regjistrimin e studentëve; moduli i notimit; moduli i pagesave studentore; moduli i kartelave studentore dhe të personelit; moduli i diplomave; moduli i sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit; moduli i kompetencave dhe përmbajtjeve mësimore; moduli i bibliotekës dhe module tjera sipas nevojës. Përmes SEMS mund të bëhet edhe vlerësimi dhe notimi i studentëve.
SEMS funksionon në bazë të rregullores së miratuar nga Senati i Universitetit të Prishtinës.
- Kalendari i vitit akademik (ligjëratat, ushtrimet, afati i provimeve)
- Këshilli i Studenteve
Këshilli i Studentëve të Fakultetit, është organ i përfaqësimit të studentëve i cili është zgjedhur në zgjedhjet e mbajtura, në muajin Qershor 2020.
Këshilli i Studentëve të Fakultetit Juridik është i përberë nga studentët, të cilët propozohen nga organizatat studentore, të cilët janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet studentore Këshilli i Studentëve i Fakultetit Juridik zgjedhet me mandat dy (2) vjeçar.
Përmes Këshillit si organ përfaqësues, studentët e Fakultetit, i kanë përfaqësuesit të tyre në organet vendimmarrëse të Fakultetit, siç është Këshilli i Fakultetit dhe komisioni i studimeve të Fakultetit.
- Dekani i Fakultetit mirëpret Ambasadorin e Kosovës në Hungari në një takim të frytshëm dhe domethënës për edukimin fizik dhe sportin
- Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Prof. Asst. Florian Miftari, në një intervistë për KosovaPress, ka shpalosur objektivat strategjike të fakultetit
- Vizita e Zëvendësministres së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Znj. Daulina Osmani, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit
- Vizita e Udhëheqësve të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit