Për herë të parë në historikun e proceseve të tij të akreditimit, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës ka siguruar akreditimin për periudhën maksimale prej 5 vitesh, njohje që dëshmon ngritjen e qëndrueshme të standardeve tona akademike, kapacitetit shkencor dhe cilësisë së mësimdhënies.
Ky vendim shoqërohet edhe me një rritje të kuotës së miratuar për studentë në programin Master në Edukim Fizik dhe Sport, nga 25 në 37 studentë, një tregues i qartë i besimit institucional ndaj kapaciteteve tona dhe i pozicionimit gjithnjë e më të fortë të fakultetit në fushën e shkencave të sportit.
Një falënderim i veçantë i shkon Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për profesionalizmin, korrektësinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë këtij procesi.
Falënderojmë gjithashtu stafin tonë akademik, studentët dhe partnerët institucionalë për kontributin e tyre të çmuar.
Mbetemi të përkushtuar që ta çojmë përpara misionin tonë akademik dhe shkencor në shërbim të arsimit dhe sportit në vendin tonë.
