Të dashur maturantë dhe studentë,
Ju njoftojmë me kënaqësi se Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027.
Programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.
Universiteti i Prishtinës synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të rriten në aspektin intelektual dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.
Ftoheni të aplikoni dhe të bëheni pjesë e një universiteti me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsim.
Për më shumë informata dhe për të lexuar konkurset, klikoni në linqet e mëposhtme:
- Konkursi për pranimin e studentëve të rinj, Bachelor, 2026-2027
- Konkursi për pranimin e studentëve të rinj, Master, 2026-2027
Përse të zgjedhësh FEFS?
- Staf me përvojë dhe ekspertizë shkencore
- Infrastrukturë moderne me salla sportive dhe laborator testimi
- Praktikë profesionale në ambiente reale pune
- Pjesëmarrje në aktivitete sportive kombëtare dhe ndërkombëtare
Mundësi unike:
-
Vazhdim i studimeve me programe Master pas diplomimit
-
Bashkëpunime me klube dhe federata sportive
-
Zhvillim profesional në një mjedis dinamik
Na gjej në:
- Instagram: instagram.com/fefs.up
- YouTube: youtube.com/@FEFSUP
- Facebook: facebook.com/profile.php?id=100063577358671
📞 Kontakt: 038 224 748
📧 Email: [email protected]
🌐 Faqja zyrtare: www.fefs.uni-pr.edu
BROSHURA
VIDEO PROMOVUESE