Hapet konkurs plotësues për pranim të studentëve të rinj në studime themelore - Bachelor

31 Gusht 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka vend për ty! 

Apliko në konkursin plotësues për studime themelore në Universitetin e Prishtinës, në dhjetëra programe studimore atraktive që ofrohen për ju.

Aplikimi nis nga sot me date 31 gusht dhe do të jetë i hapur deri më datë 7 shtator 2023.

APLIKO

Aplikuesit në Konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, që kontrollat mjekësore mund ti kryejnë në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive në Prishtinë.

Kontrollimet mjekësore do të bëhen nga data 1 deri 7 shtator 2023, prej orës 11.30 deri 13.30.

Aplikantët që konkurojnë duhet të kenë:

  1. Letërnjoftimin .
  2. Nga 2 foto (të cilat i bashkangjiten dokumenteve dhe dorëzohen nëAdministratën e FEFS)

Ju lutem të respektoni orarin e kontrollimeve.

Lokacioni: Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive gjendet te Rrethi i Spitalit, Rr.Shkupi p.n. në Prishtinë (ngjitur me hyrjen në parkingun e Spitalit Amerikan).

Shkarko konkursin plotësues

 

 

 

 

Nga Rektorati.