NJOFTIM MORTOR

22 Prill 2025
SHARE

Të nderuar Profesorë, Studentë, Staf Administrativ dhe të gjithë ju që jemi bashkë në shtëpinë tonë të përbashkët – Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit,

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot, më 22 prill 2025, është ndarë nga jeta Profesori Aziz Dujaka.

Në emër të menaxhmentit, të studentëve dhe të tërë stafit akademik e administrativ, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Dujaka. Humbja e Profesorit Dujaka është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të bashkëpunojmë me të.

Ngushëllime të përzemërta dhe kujtim i përjetshëm për të.

Ceremonia e varrimit do të mbahet më 23 prill 2025, në orën 13:00, në Gjakovë.

 

Me respekt,
Dekani i Fakultetit,
Prof. Asst. Dr. Florian Miftari