Hapet konkursi plotësues për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2025/’26

03 Shtator 2025
SHARE

Të dashur maturantë dhe studentë,

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për afatin plotësues të regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2025/’26.

Sipas konkursit, në nivelin e studimeve bachelor është paraparë pranimi i 2130 studentëve, ndërsa në nivelin master planifikohet të pranohen 1093 studentë.

Aplikimi për konkursin plotësues të nivelit bachelor bëhet në platformën http://apliko.uni-pr.edu duke nisur sot më 3 shtator 2025, në orën 14:00. Konkursi do të jetë i hapur deri më 10 shtator 2025, në orën 16:00.

Aplikimin për studimet master mund ta bëni në të njëjtën platformë prej orës 14;00 të 3 shtatorit 2025, duke zgjedhur këtë nivel studimi. Edhe konkursi për nivelin master zgjat deri më 10 shtator.

Provimet pranuese të afatit plotësues në të dy nivelet e studimit do të zhvillohen më 11 dhe 12 shtator 2025, ndërsa rezultatet preliminare të tyre do të shpallen më së voni më 14 shtator 2025 në orën 16:00.  

Detajet e konkurseve bachelor e master dhe fakultetet ku ka ende mundësi pranimi e vende të lira, mund t’i gjeni në vegëzat në vijim:

Niveli i studimeve bachelor

Niveli i studimeve master

Programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Universiteti i Prishtinës synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të rriten në aspektin intelektual dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.

Ky universitet është më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat e njohura ndërkombëtare nga të gjitha universitetet e hapësirave ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.
 

Aplikantet në nivelin Bachelor, duhet te sjellin nga 2 foto dhe dëshmi për kontrollë të Gjendjes Psiko-Somatike (gjendja shëndetesore, të folurit, të shikuarit, të degjuarit, konstruksioni trupor). Kontrolli mjekësor behet ne qendren Kombetare të Mjekësisë Sportive, në QKUK, pranë Stadionit "Ramiz Sadiku".

Orari i kontrollimeve shëndetësore për studentët që konkurojnë në FEFS është prej orës 08.00 deri në ora 15.00 në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive.

 

 

VIDEO UDHËZUESE PËR PROVIMIN PRANUES