Hapja e konkursit për pranimin e studentëve bachelor dhe master 2026-2027

30 Qershor 2026
SHARE

Të dashur maturantë dhe studentë,

Ju njoftojmë me kënaqësi se Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027. 

Programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Universiteti i Prishtinës synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të rriten në aspektin intelektual dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.

Ftoheni të aplikoni dhe të bëheni pjesë e një universiteti me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsim. 

Për më shumë informata dhe për të lexuar konkurset, klikoni në linqet e mëposhtme:

 

Përse të zgjedhësh FEFS?

  • Staf me përvojë dhe ekspertizë shkencore
  • Infrastrukturë moderne me salla sportive dhe laborator testimi
  • Praktikë profesionale në ambiente reale pune
  • Pjesëmarrje në aktivitete sportive kombëtare dhe ndërkombëtare

Mundësi unike:

  • Vazhdim i studimeve me programe Master pas diplomimit

  • Bashkëpunime me klube dhe federata sportive

  • Zhvillim profesional në një mjedis dinamik

Na gjej në:

📞 Kontakt: 038 224 748
📧 Email: [email protected]
🌐 Faqja zyrtare: www.fefs.uni-pr.edu

 

BROSHURA

VIDEO PROMOVUESE

 

VIDEO UDHËZUESE PËR PROVIMIN PRANUES