Sot, në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, u ndanë katër bursa studentore nga Federata e Futbollit e Kosovës – një akt domethënës që shënon fillimin e një tradite të re bashkëpunimi ndërmjet institucionit tonë dhe federatave sportive.
Kjo mbështetje konkrete për studentët më të dalluar jo vetëm që vlerëson përkushtimin e tyre akademik dhe praktik, por edhe forcon lidhjen ndërmjet arsimit dhe sportit.
Faleminderit Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kryetarit z. Agim Ademi për këtë kontribut të çmuar në edukimin dhe zhvillimin e gjeneratave të ardhshme sportive!
Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm për të ndërtuar një të ardhme edhe më të ndritur për sportin dhe të rinjtë tanë!