Rreth institutit
Instituti i Shkencave të Sportit në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Universiteti i Prishtinës, është qendra kryesore e kërkimit shkencor në sport dhe aktivitet fizik në Kosovë. I themeluar për të avancuar njohuritë shkencore dhe praktikat e bazuara në prova, Instituti ofron studime dhe analiza në fushën e performancës sportive, rehabilitimit dhe shëndetit publik.
Në bashkëpunim me federatat sportive, institucionet shëndetësore dhe organizatat ndërkombëtare, ne realizojmë projekte kërkimore dhe trajnime profesionale për studentët, sportistët dhe specialistët e fushës. Me pajisje moderne dhe staf akademik të specializuar, Instituti synon të bëhet një qendër e ekselencës në rajon.
Përmes inovacionit dhe shkencës, ne kontribuojmë në zhvillimin e sportit dhe mirëqenies fizike, duke ndihmuar në krijimin e politikave efektive dhe aplikimin e metodave të avancuara për vlerësimin dhe përmirësimin e performancës fizike.
- FEFS siguron akreditimin maksimal 5-vjeçar dhe rrit numrin e studentëve në programin Master
- FEFS siguron akreditimin maksimal 5-vjeçar dhe rrit numrin e studentëve në programin Master
- Njoftim - rihapet Sems per paraqitje te provimeve
- UP-ja hap thirrjen publike për profesorë dhe asistentë të angazhuar
- UP-ja hap thirrjen publike për profesorë dhe asistentë të angazhuar