Grupi punues për hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) për programin e studimit MASTER – Edukim Fizik dhe Sport është në fazën përfundimtare të përgatitjes së dokumentit

20 Mars 2025
SHARE

Me përkushtim dhe angazhim maksimal, anëtarët e grupit po punojnë pa ndërprerje për të siguruar një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të detajuar të programit.

Procesi është zhvilluar në një frymë të fortë bashkëpunimi, duke përfshirë aktivisht studentët, të gjitha komisionet përkatëse dhe grupet e interesit. Ky bashkëpunim i ngushtë ka mundësuar mbledhjen e të dhënave të sakta dhe identifikimin e aspekteve që kërkojnë përmirësim, me qëllim sigurimin e një cilësie të lartë akademike dhe profesionale.

Grupi punues mbetet i përkushtuar në finalizimin e raportit me standardet më të larta, duke reflektuar me transparencë dhe objektivitet zhvillimet dhe sfidat e programit të studimit.