Analizë e programit Master - Edukim fizik dhe sport me Studentet e FEFS

24 Mars 2025
SHARE

Me datë 20.03.2025 është realizuar takimi me studentët e FEFS me qëllim analizimin e programit Master në Edukim Fizik dhe Sport, në mënyrë që të bëhen plotësimet dhe ndryshimet e mundshme bazuar në kërkesat e tyre.

Në takim ishin të pranishëm, përveç menaxhmentit të FEFS, edhe anëtarët e këshillit të studentëve, si dhe studentë nga programet Bachelor dhe Master.

Të gjitha opinionet e studentëve do të merren parasysh në ridizajnimin e programit aktual të Masterit në Edukim Fizik dhe Sport.