Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të dialogut ndërinstitucional, shkëmbimit të përvojave dhe thellimit të bashkëpunimeve në fushën e sportit.
Faleminderit nga zemra të gjithë të pranishmëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre, si dhe panelistëve të nderuar, të cilët me fjalët, përvojën dhe vizionin e tyre pasuruan këtë konferencë:
1. Z. Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës
2. Z. Ismet Krasniqi, Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës
3. Z. Avni Ponari, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë
4. Z. Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës
5. Z. Blerand Stavileci, Kryetar i Klubit të Basketbollit
6. Z. Florian Miftari, Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit
7. Z. Korab Sejdiu, Avokat i mirënjohur dhe kontribuues i vazhdueshëm në çështje të sportit dhe shoqërisë
Kjo konferencë nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e stafit akademik, studentëve dhe partnerëve të shumtë që besojnë në fuqinë e sportit si motor zhvillimi, bashkimi dhe edukimi.
Në fund, falënderojmë të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe energjinë pozitive që sollën në këtë ngjarje të veçantë. Konferenca e Parë Sportive ishte vetëm fillimi – së bashku do të vazhdojmë të promovojmë sportin, edukimin dhe bashkëpunimin rajonal në çdo hap.