Takim ndërmjet Menaxhmentit, Studentëve dhe Administratorëve të laboratorit në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

27 Mars 2025
SHARE

Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit është mbajtur një takim i rëndësishëm ndërmjet menaxhmentit të fakultetit, Këshillit të Studentëve dhe administratorëve të laboratorit të Shkencave Sportive.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi, të cilat lidhen me adresimin e kërkesave dhe nevojave të studentëve në raport me menaxhmentin dhe stafin akademik e administrativ të fakultetit.

Theksojmë se studentët tanë përfaqësojnë shtyllën kryesore jo vetëm të fakultetit, por edhe të shoqërisë në tërësi. Angazhimi i tyre aktiv dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me strukturat udhëheqëse të fakultetit mbetet thelbësor për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe profesionale.

Takime të tilla janë dëshmi e vullnetit për të ndërtuar një ambient universitar gjithëpërfshirës, ku zëri i studentit dëgjohet dhe merret seriozisht.