Fakulteti ynë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare – Partneriteti i parë me Akademinë Sportive të Malit të Zi nis me sukses!

04 Prill 2025
SHARE

Konferenca e 22-të Vjetore Shkencore e Akademisë së Sportit të Malit të Zi, me temën “Sport, Physical Activity and Health: Contemporary Perspectives”, ka nisur me sukses më 3 prill 2025 në Cavtat, Dubrovnik – Kroaci.

Për herë të parë, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës është partner zyrtar në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, ku po marrin pjesë studiues dhe profesionistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë. Programi i konferencës përfshin prezantime shkencore, diskutime tematike dhe sesione posteri, të cilat trajtojnë sportin, aktivitetin fizik dhe shëndetin nga perspektiva bashkëkohore.

Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit dhe rritjes së ndikimit akademik të fakultetit tonë në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të dijes dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.