Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, me mbështetje nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në kuadër të thirrjes University Support Grants Program, të administruar nga KUSA, është fitues i projektit INSPIRE – Innovation in Sports Performance, Integration, Research, and Education, me synim të qartë: ngritjen e cilësisë së edukimit, kërkimit shkencor dhe shërbimeve profesionale në fushën e sportit dhe shëndetit në Kosovë.
Në kuadër të këtij projekti, Fakulteti do të:
Pajisë Institutin e Shkencave të Sportit me pajisje të standardit të fundit, për analiza dhe matje të avancuara në sport dhe shëndet.
Trajnojë stafin dhe studentët për përdorim dhe administrim të pajisjeve dhe laboratorëve modernë.
Krijojë mundësi reale për kërkime shkencore, aktivitete ndërdisiplinare dhe zhvillim profesional.
Ofrojë shërbime për sportistët dhe komunitetin përmes testimeve, monitorimit të performancës dhe programeve të rehabilitimit.
INSPIRE do të jetë motor i ri i zhvillimit të sportit dhe shëndetit në vend, duke ndihmuar studentët, sportistët dhe profesionistët të arrijnë më shumë!