Vlerësimi kolegial si mekanizëm për përmirësimin e cilësisë në procesin mësimor në FEFS

14 Mars 2025
SHARE

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit zhvillon në mënyrë periodike vlerësimin kolegial, ku profesorët e institucionit tonë, në kuadër të procesit mësimor, realizojnë edhe vizita kolegiale, gjatë të cilave vëzhgohet zhvillimi i ligjëratave. Pas këtyre vizitave, organizohen diskutime mes kolegëve me qëllim që të reflektohet dhe të kontribuohet në rritjen e cilësisë së punës në FEFS.