Për herë të parë themelohet shoqata Alumni në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

15 Prill 2025
SHARE

Me daten 14.04.2025 është mbajtur mbledhja konstituive e Shoqatës Alumni të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ku u aprovua statuti bazë dhe u konstituuan organet udhëheqëse të shoqatës.

Faleminderit nga zemra të gjithë ish-studentëve që morën pjesë dhe kontribuan me ide dhe përkushtim për të ndërtuar një rrjet të fuqishëm që do të mbështesë studentët aktualë dhe ata të ardhshëm!

Në këtë Asamble të parë u zgjodhën këto organe udhëheqëse të shoqatës:

Kryetar i Bordit:

Astrit Haliti

Anëtarët e Bordit:

1. Valentina Maksutaj

2. Katrina Feka

3. Drin Ferataj

4. Nehat Selmanaj

5. Elona Kolgeci

6. Gani Germizaj

7. Diellza Kelmendi Shaqiri

8. Arjana Govori Llagjaj

Shoqata Alumni synon të krijojë një urë të qëndrueshme bashkëpunimi mes brezave të studentëve, për të ndarë përvojën, për të ndihmuar në zhvillimin profesional dhe për të forcuar lidhjen me Fakultetin.

Për të gjithë ata që nuk patën mundësi të jenë prezent këtë herë – ju ftojmë që të na bashkoheni në takimin e ardhshëm. Kontributi i secilit prej jush ka vlerë të madhe!