Njoftim për përzgjedhjen e sloganit fitues për videon promovuese të fakultetit

20 Qershor 2024
SHARE

Të dashur studentë,

Ju njoftojmë se kemi përzgjedhur sloganin fitues për videon promovuese të fakultetit tonë. 
Pas një procesi të kujdesshëm vlerësimi të të gjitha propozimeve të jashtëzakonshme që kemi marrë, kemi zgjedhur sloganin që më së miri pasqyron vlerat, energjinë dhe frymën e komunitetit tonë sportiv dhe akademik.
Slogani i propozuar nga studentja jonë e talentuar, Gresa Raçi, është përzgjedhur si më miri dhe pasqyron në mënyrë të përkryer angazhimin tonë për edukim cilësor dhe përgatitjen e studentëve për sukseset në të ardhmen.
Në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë, Gresa Raçi u shpërblye me një mirënjohje dhe dhuratë simbolike nga fakulteti ynë.
Faleminderit përzemersisht të gjithë studentëve që morën pjesë dhe ndanë kreativitetin e tyre me ne. Angazhimi dhe përkushtimi juaj janë ajo që e bën fakultetin tonë një vend të veçantë për të studiuar dhe për të zhvilluar karrierën tuaj.

Ju faleminderit dhe shumë suksese në studimet tuaja!

Me respekt,
FEFS