Driton Kuka është trajner i njohur i xhudos nga Kosova. Ai është veçanërisht i njohur si trajner i Majlinda Kelmendit, fituese e medaljes së artë olimpike në Rio 2016, dhe i shumë xhudistëve të tjerë të suksesshëm të Kosovës si Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe të tjerë që kanë sjellë medalje botërore, evropiane dhe olimpike për Kosovën.
Ai ka qenë vetë sportist i xhudos në vitet ‘90, por për shkak të luftës dhe rrethanave të kohës, karriera e tij garuese u kufizua. Pas luftës u kthye si trajner dhe themeloi një sistem të fuqishëm trajnimi në Klubin e Xhudos "Ippon" në Pejë, duke e bërë atë një qendër të kampionëve.
Sot ai konsiderohet si trajneri më i suksesshëm në historinë e sportit kosovar dhe rajonal, dhe është vlerësuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare për kontributin e tij. Përkrah njohjeve të shumta lokale, Driton Kuka është shpallur Trajneri më i mirë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos në vitin 2021 dhe ka fituar çmime të tjera prestigjioze si Best Coach in Europe për performancat e tij të shquara.
Për më shumë informata kliko këtu.
Franco Foda është trajner i njohur gjerman me përvojë të gjerë ndërkombëtare si lojtar dhe trajner. I lindur në Mainz, Gjermani, ai ka luajtur për klube prestigjioze si Bayer Leverkusen, VfB Stuttgart, dhe Sturm Graz, si dhe ka përfaqësuar Kombëtaren e Gjermanisë.
Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Foda u bë një nga trajnerët më të suksesshëm në Austri, duke fituar Kupën dhe Kampionatin Kombëtar me Sturm Graz. Nga viti 2018 deri 2022 ai ishte selektor i Kombëtares së Austrisë, duke e udhëhequr në Kampionatin Evropian 2020.
Në shkurt 2024 ai u emërua trajner i Kombëtares së Kosovës, duke sjellë vizion profesional, disiplinë dhe përvojë ndërkombëtare.
Si folës i ftuar, Franco Foda ndan përvojat e tij mbi lidershipin në sport, ndërtimin e skuadrës dhe motivimin profesional, duke ofruar frymëzim për sportistë dhe menaxherë në çdo fushë.
Për më shumë informata kliko këtu.
Megan Chawansky
Profesor i Asocuar në Universitetin Otterbein
614-823-3528
Megan Chawansky, Ph.D., aktualisht është profesor i Asocuar e menaxhimit sportiv. Në Universitetin Otterbein, ajo ligjëron lëndë mbi sportet globale, marketingun sportiv, objektet sportive, psikologjinë e sportit dhe financat sportive. Më parë, ajo ka shërbyer si ligjëruese dhe Zëvendës-Drejtoreshë e Qendrës Globale për Diplomaci Sportive në Universitetin e Kentucky-t. Ajo gjithashtu ka punuar në Universitetin e Bath (MB) dhe Universitetin e Brighton (MB), ku ka ligjëruar në programin pasuniversitar për sportin për zhvillim.
Interesat e saj kërkimore lidhen me përdorimin e sportit për ndryshim social. Ajo ka punuar me një numër organizatash në sektorin “Sport për Zhvillim dhe Paqe” (SDP), dhe përvojat e saj kërkimore dhe konsulente në këtë fushë përfshijnë bashkëpunime me partnerë dhe kolegë në Afrikën e Jugut dhe Kamboxhia (Skateistan), Indi (Naz Foundation), Zambi (Go Sisters), Kenia (Moving the Goalposts-Kilifi), Sri Lanka (Sekretariati i Commonwealth-it) dhe Karaibet (organizata të ndryshme). Chawansky ka lindur dhe është rritur në veri-lindje të Ohajos (Lorain dhe Avon Lake) dhe ka luajtur basketboll në nivel universitar në Universitetin Northwestern.
Fushat e Ekspertizës
-
Sporti për Ndryshim Social
-
Sportet dhe Komunitetet e Margjinalizuara
-
Sport për Zhvillim dhe Paqe
-
Sporti Global
Për më shumë informata kliko këtu.
Antonio Tessitore është profesor universitar nga Italia, i specializuar në shkencat e sportit dhe edukimin fizik. Ai është Profesor i rregullt (Professore Ordinario) në Universitetin “Foro Italico” të Romës, institucion që njihet si qendra kryesore italiane për studimet dhe kërkimin në aktivitetin fizik, sport dhe shëndet. Në veprimtarinë e tij akademike ai zhvillon mësimdhënie në lëndë që lidhen me sportet ekipore, metodologjinë e trajnimit sportiv dhe psikologjinë e sportit. Ai ka një aktivitet të gjerë kërkimor në fushat e performancës fizike, planifikimit të ushtrimeve, shkencave motorike dhe aspekteve mjekësore të aplikuara në sport.
Përveç punës teorike, ai drejton edhe laboratorë kërkimorë brenda universitetit, të fokusuar në sport, shëndet dhe përmirësimin e performancës. Prof. Tessitore është gjithashtu referent akademik për programe studimi në shkencat motorike dhe sportive, duke kontribuar drejtpërdrejt në formimin profesional të trajnerëve, mësimdhënësve të edukimit fizik dhe specialistëve të performancës sportive.
Në nivel evropian, ai mban një rol veçanërisht të rëndësishëm: është President i European Network of Sport Education (ENSE), rrjeti kryesor evropian që promovon cilësinë në arsimin sportiv, bashkëpunimin ndëruniversitar dhe zhvillimin e politikave europiane në fushën e sportit dhe edukimit fizik.
Për më shumë informata kliko këtu.
Majlinda Kelmendi është një prej sportisteve më të suksesshme në historinë e Kosovës dhe një ikonë e xhudos në arenën ndërkombëtare. Ajo ka fituar titujt më prestigjiozë botërorë, duke përfshirë medaljen e artë olimpike në Lojërat Olimpike Rio 2016, dy tituj kampione bote dhe katër tituj kampione europe. Me arritjet e saj të jashtëzakonshme, Majlinda ka vendosur standarde të larta për sportin kosovar dhe është bërë frymëzim për gjenerata të tëra të të rinjve.
Pas përfundimit të karrierës si garuese, ajo vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e xhudos dhe sportit në Kosovë përmes rolit të saj si trajnere dhe mentore e talentëve të rinj. Pjesëmarrja e saj si paneliste në konferencë sjell vlerë të jashtëzakonshme, duke ofruar përvojën, vizionin dhe inspirimin e një kampioneje të vërtetë.
Për më shumë informata kliko këtu.
- FEFS siguron akreditimin maksimal 5-vjeçar dhe rrit numrin e studentëve në programin Master
- FEFS siguron akreditimin maksimal 5-vjeçar dhe rrit numrin e studentëve në programin Master
- Njoftim - rihapet Sems per paraqitje te provimeve
- UP-ja hap thirrjen publike për profesorë dhe asistentë të angazhuar
- UP-ja hap thirrjen publike për profesorë dhe asistentë të angazhuar