Dita e dyerve të hapura

 

FAKULTETI I EDUKIMIT FIZIK DHE I SPORTIT – UNIVERSITETI I PRISHTINËS 

DITA E DYERVE TË HAPURA – E premte, 16 maj 2025 – ora 10:00

 

Të nderuar maturantë, prindër, mësimdhënës, sportistë dhe miq të sportit,

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit ju fton me kënaqësi të merrni pjesë në Ditën e Dyerve të Hapura, e cila do të mbahet më 16 maj 2025, në ambientet e fakultetit. Kjo ditë përfaqëson një mundësi të veçantë për t’u njohur nga afër me jetën akademike, vlerat, profesionalizmin dhe energjinë që e karakterizon FEFS-in.

Gjatë aktivitetit, vizitorët do të kenë mundësi të njihen me programet studimore bachelor dhe master në edukim fizik, sport, të takohen me stafin akademik, prodekanët dhe profesorët tanë; të vizitojnë palestrat, laboratorët, mjediset e trajnimit dhe pajisjet moderne të fakultetit; të marrin informacione të detajuara rreth regjistrimit në FEFS, kushteve të studimit dhe mundësive të karrierës; si dhe të ndjekin prezantime e demonstrime praktike nga studentët dhe trajnerët e sporteve të ndryshme.

Qëllimi i Ditës së Dyerve të Hapura është të ofrojë një përvojë të drejtpërdrejtë për maturantët dhe të gjithë të interesuarit, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë rrugëtimin akademik dhe profesional që ofron Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit.

 

Ju mirëpresim me respekt dhe krenari në një ditë të mbushur me energji, sport, shkencë dhe bashkëbisedim.

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit – vendi ku talenti dhe profesionalizmi marrin formë!