Vijon kursi i gjuhës angleze në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

24 Mars 2025
SHARE

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sporteve ka nisur kursin e gjuhes angleze për stafin akademik, personelin administrativ, studentët dhe individë të tjerë të interesuar qe punojne ne FEFS. Kursi gjashtëmujor ka si qëllim kryesor përmirësimin e aftësive të të folurit dhe të shkruarit në gjuhën angleze, duke e bërë atë më të lehtë dhe më efektiv për përdorim në kontekste të ndryshme. 

Ky kurs është i disponueshëm në nivelet B1, B2, C1, dhe C2 dhe është i strukturuar në tre module, secila prej dy muajsh, për t’i mundësuar pjesëmarrësve të përparojnë gradualisht. 

Secili modul përfshin aktivitete të ndryshme praktike dhe ushtrime që synojnë zhvillimin e të folurit, leximit, shkrimit duke synuar përmirësimin e shkathtësive te tyre në situata reale të komunikimit, kliko modulin këtu.