Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore - baçelor për vitin akademik 2023-2024

10 Korrik 2023
SHARE

Të dashur maturantë,

Me kënaqësi, ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2023/2024.

Gjithsej 4192 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

Për të gjithë të interesuarit, UP-ja numëron qindra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni nga 11 korrik 2023 deri më datë 18 korrik 2023.

 

Poentimi në provim pranues

 

 

Për konkursin e plotë klikoni KËTU.